Katër të burgosun transferohen në Burgun e Sigurisë së Naltë

Shërbimi korrektues i Kosovës ka transferue katër të burgosun nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicë në Burgut e Sigurisë së Naltë.

Ky transferim asht krye në bazë të vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, dhe në bashkëpunim me organet tjera të sundimit të ligjit.

Burgu i Sigurisë së Naltë në Gërdofc asht institucioni i ndërtuem për vendosjen e krejt të burgosunve me rrezikshmëni të naltë dhe shumë të naltë dhe atyne me denime të gjata, bazue në vlerësimin individual të rrezikshmënisë.

Në mënyrë që të gjithë të burgosunit të marrin trajtimin adekuat, Burgu i Sigurisë së Naltë, ka pranue në vitin 2013 staf korrektues serb të cilët tash janë angazhue në punë me këtë kategori të burgosunve.