KDI evidenton shkelje në Kuvend, thotë se asht pre e interesave të partive politike!

Pengimi i punës së Kuvendit nga deputetet e opozitës, largimi kolektiv i deputeteve të opozitës, edhe prezenca e shtueme e pjesëtarëve te sigurimit në ndërtesën e Kuvendit, janë vetëm disa nga shkeljet që janë evidentue në Raportin e monitorimit të punës së Kuvendit për vitin 2015, ku KDI ka ba vlerësimin e punës se Kuvendit.

Albert Krasniqi nga KDI, i cili e bani prezantimin e këtij raporti tha se ma shumë mungesa bajnë deputetët e Listës Serbe, tue shtue se Komisioni për Legjislacion dhe ai për Zhvillim Ekonomik janë ndër komisionet ma active me numër ma të madh të takimeve.

Ndërsa si ngecje Krasniqi theksoi se ka te Komisioni për Mbikqyrje, te Komisioni i AKI, dhe ai për Punë të Jashtme, të cilat mbajnë ma pak mbledhje.

Ndërsa Jehona Loshaku-Sadriu, tha se Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2015 ka qenë pre e interesave të partive politike. Ajo shtoi se presin që gjatë vitin 2016 Kuvendi me qenë ma transparent, ma llogaridhënës dhe me luejt rolin e vet mbikëqyrës ndaj Qeverisë dhe me punue në të mirën e përgjithshme të qytetarëve.