KDI: Ky asht problemi ma i madh i kosovarëve!

Raporti i ri “Barometri Global i Korrupcionit (GCB)” i Transparency International, rrjet në të cilin ban pjesë edhe Instituti Demokratik i Kosovës, konstaton se dy të tretat e personave në Kosovë e renditin korrupcionin si nji nga problemet ma të mëdha në vend.

Simbas nji komunikate të KDI’s, ky raport i cili asht zhvillue në 42 shtete të Europës dhe Azisë Qendrore, e rendit Kosovën të tretën në listë sa i përket mendimit qytetar se korrupcioni asht njani prej tri problemeve ma të mëdha me të cilat ballafaqohet vendi.

Në shifra të ngjashme, thuhet ma tej, 67 % e të anketuemve për këtë raport mendojnë se Qeveria e Kosovës nuk asht tue ba punë të mirë në luftimin e korrupcionit.

Të dhanat e ofrueme nga Barometri sherbejnë si matjet ma të sakta të shkallës së përhapjes së ryshfetit dhe korrupcionit në nji shtet.
Për këtë arsye të dhanat perdoren nga Banka Botnore dhe nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Përfaqësues të KDI’s, nëpërmjet nji konference për media kanë prezentue sot rezultatet e këtij barometri.

“Nga vendet e rajonit, Kosova ka veçanërisht nji nivel të ulët të ryshfetit me vetëm 10%, edhe pse ka hapësinë për përmisim kallxon që vendi ynë ka arritë me kontrollue mitëmarrjen në sektorin publik shumë ma mirë se shtetet tjera.

Në Shqipni (me 34%) dhe në Bosne (27%) ky fenomen asht shumë ma i përhapun”, ka thanë Artan Canhasi nga KDI.