KDI lavdon komisionin e Albulena Haxhiut

Viti 2015 ka me u mbajtë mend si viti që solli seanca të vove dhe gazit lotsjellës, si forma të protestës të përdoruna nga partitë opozitare për me i kundërshtue marrëveshjet e arrituna në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu deklaroi Jehona Lushaku -Sadriu nga KDI, gjatë prezantimit të Raportit Vjetor të Monitorimit të Kuvendit.
Simbas saj, Kuvendi gjatë vitit 2015 ka qenë pre e interesave të partive politike.
Ndërsa Albert Krasniqi tha se shumicën e 412 mbledhjeve të komisioneve e kanë ai për Legjislacion dhe për Zhvillim ekonomik, si komisionet ma aktive. I pari i drejtuem nga deputetja e VV’s, Albulena Haxhiu dhe i dyti nga deputeti i LDK’s Muhamet Mustafa.
Por Krasniqi evidentoi edhe shkeljet ma të mëdha të vitit 2015.
Deputeti nga radhët e LDK’s, Blerim Grainca tu’ dhanë sugjerime për monitorim e 2016, tha se numri i orëve të punës së Komisioneve, nuk paraqet suksesin e tyre.
E profesori Mazllum Baraliu, tha se Kuvendi nuk ka qenë i përfshimë në krymjen e detyrave ashtu si duhet.