KDI: Presidenti me rol ma aktiv për Kuvendin

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes nji komunikate për media kërkon nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi me pasë rol ma aktiv dhe me ushtrue kompetencat e tij kushtetuese për me i kontribue daljes nga bllokada dhe konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Mbas dështimit të djeshëm të seancës konstituive, ku në rend të ditës ishte zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, KDI kërkon nga koalicioni PAN me ushtrue sa më parë të drejtën kushtetuese për me propozue kandidatin për Kryetar të Kuvendit dhe në rast të dështimit të përkrahjes së kandidatit të propozuem nga PAN, partitë politike të konsiderojnë noniminim e nji kandidati konsensual për kryetar të Kuvendit.