KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipninë

hahnrama

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipninë.

“Shqipëria ka ba progres të jashtëzakonshëm dhe KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipninë.

Por mbetet për me u zbatue reforma në drejtësi, ose Vettingu apo i njohun si ligji për vlerësimin e prokurorëve e gjyqtarëve”, u shpreh komisioneri per zgjanmin, Johanes Hahn.

Ndërkaq rekomandimi i KE ka me ju paraqitë Këshillit të Ministrave të 27 vendeve anëtare të BE’s, në muejin Dhetor dhe do të jetë ky organi që ka me vendosë përfundimisht datën e hapjes së negociatave për Shqipninë.

Duhet që 27 vendet e Bashkimit Europian të kenë vendim unanim mbasi vetëm edhe nji votë e vetme do të nënkuptonte stopim të procesit.