KE, sot mbasdite merr vendimin për vizat!

shengennnn

Komisioni Europian ka me vendos mbasditen e sotme për agjendën e të Mërkurës, kur pritet që Kosova me qenë në rend të ditës.

Mediat e hueja kanë raportu se Kosova ka me marrë zyrtarisht përgjigjen pozitive sa i përket Liberalizimit të Vizave ditën e Merkure.

Por ende nuk dihet sakt nëse Kosova ka me qene n’agjendë, mbasi ajo konfirmohet mbrenda ditës së sotme.

Kështu kanë deklaru për “zeri.info” zyrtarë të BE’s.

“Të Hanën mbasdite kemi me konfirmue agjendën e Komisionit, mbasi ajo të finalizohet nga drejtuesit e kabineteve”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.

Megjithate, në BE e kanë konfirmue përgjigjen pozitive për vizat.

“Presidenti Juncker asht takue me Kryeministrin Isa Mustafa me 27 Prill në Bruksel.Ata kanë diskutue për procesin e mirë që ka ba Kosova në rrugën e saj drejt liberalizimit të vizave. Presidenti Juncker e ka informue kryeministrin Mustafa për përgjigjen pozitive të Komisionit”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.

Këtë e ka konfrimue edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.