KEDS: 15 prishje lanë rajonin e Dukagjinit dhe Mitrovicës pa rrymë!

Shumë vendbanime në Kosovë kanë mbet pa energji elektrike si pasojë e prishjeve që kanë ndodh ditëve të fundit nga moti i ftoftë.

Zyrtarët e KEDS kanë njoftue se rreth 15 prishje aktive të rrjetit t’energjisë elektrike kanë ndikue që një pjesë e vendbanimeve të Pejës dhe Mitovicës të mbesin pa rrymë.

Këto reduktime po ndodhin si pasojë e prishjeve, mbasi që në shumë vendbanime janë këputë apo thye shtyllat elektrike.

KEDS nëpërmjet nji komunikate ka njoftue se mbi 500 punëtorë janë vazhdimisht në terren.

Mirëpo, rajoni i Dukagjinit, saktësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova kanë ma së shumti reduktime ngase damet atje janë ma të mëdha, si dhe rajoni i Mitrovicës ka nji numër të konsiderueshëm të prishjeve.

Për shkak të motit prishje të rrjetit elektrik ka me pasë në krejt vendin.