KEDS deshton. Duhet me importue energji. Bjen Blloku B2 n’pike t’veres!

KEds-kosova1
Kompania e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike – KEDS, ne oren 20:30h, t’Shtunen, permes nji komunikate e jep lehtaz nji lajm te rande:
Ka ra Blloku B2!
Diku ne mesin e komunikates thuhet se kjo e perkthyeme per konsumatoret dhe per qytetaret e Kosoves domethane:
Kemi mbete pa rryme! Duhet me importue.
Por, me qene se importi, si thuhet ne komunikate, asht i zorshem, atehere, kerkohet nji mirekuptim nga konsumatoret.
“Importimi i energjisë elektrike është proces që kërkon kohë”, thuhet në njoftim. “Vazhdojmë përpjekjet për realizim të importit meqë prodhimi i energjisë elektrike nuk është i mjaftueshëm dhe nuk mbulon kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.
Mbeti e paqarte – derisa te bahet i realizueshem importi, prej nga kane me marre rryme?!!!