KEDS ndërron planin, kështu i ban tash reduktimet

KEds-kosova1

U deshtën shkrime në media e nji sqarim shtesë nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës nga ZRRE se pse KEDS’i nuk po e zbatonte vendimin për ndalimin e mirëmbajte së rrjetit.

Kishin kalue dy ditë nga vendimi, KEDS vazhdonte me mirëmbajtjen e rrjetit, dhe me reduktime nëpër 7 e ma shumë komuna e qindra dalje.

Por, sot njoftimi për media ka ardhë ndryshe nga KEDS’i.

Në të parashihen reduktime 1 apo 2 orë, e jo si ma herët nga 4 orë. E arsyeja e punimeve asht shtimi i vajit në trafo.

Njoftimi i plotë:

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

Prishtinë

Më 01.12.2016 në NS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të shkyçet:

Dalja 10 kV J6 Rezervart e Kforit(Kodi: 13000002) prej orës 11:00 deri në ora 13:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bardhoshi dhe Bërnica e Ulët, Barilevë Sheshivarët, Shaljanët, te Xhamia, Drenovc Gashët,”Kuvilab” private,Rub Shpk-Samir Rexha, ndriçimi publik për autostradë.

Arsyeja e shkyçjes: ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit, ndërrimii i LP 10(20)kV në kuadër të projektit LOT 2 Podujeva nënprojekti Barilevë.

Më 01.12.2016 në NS 220/35/10 kV Podujeva do të shkyçet:

Dalja 10 kV Ballovci (14000008) prej orës 11:00 deri në ora 14:00.
Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Surkishi,Lladofci,Sveqel,Dumoshi,Shajkovci,Surdulli,Hertica,Drazhnje,Rakenica,Turuqica.

Arsyeja e shkyçjes: ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit, vendosja e ndarësit 10 k V në NS 10/04kV Surkish 1.

Më 01.12.2016 në NS 35/10 kV Artana do të ketë shkyçje totale prej orës 12:00 deri në ora 13.00

Pa energji do te mbesin vendbanimet: Kolonia e Vjetër, Kolonia e Minatorëve, Jasenoviku, Tullari, Kllobukari 2 te Hetemi, Qeranoviku, Bunjakët, Flotacioni, Minierat pompat, minierat Horizonti 6, Kllokoqi, Nishnakolli, Vakovci, Dërbeshi, Bostoni,Turiqevci, Vllasalinjët, Svarqaku, Prekovci, Llabjani, Miniera Guri i Ngult.

Arsyeja: ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit, shtimi i vajit në NS 35/10kV.

*Llinku ku mund t’i gjeni punimet: http://www.keds-energy.com/mirNder.asp

KEDS Sh. A.