KEDS vazhdon me ndërpre rrymën, nuk e respekton vendimin e ZRRE

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) përmes nji vendimi ka kërkue me efekt të menjihershëm që KEDS’i m’i ndalue krejt mirëmbajtjet e planifikueme të rrjetit, me përjashtim të mirëmbajtjeve të domosdoshme që rrezikojnë sigurinë e furnizimit me energji.

Ky vendim ishte marrë mbi bazën e nji hetimi preliminar që kishte ba ZRRE me kërkesën e deputetit të LDK’s, Muhamet Mustafa, e ku ishte konstatue se KEDS;i ka ba nji sërë parregullsish dhe manipulimesh me mirëmbajtje.

“Mospërputhje në mes planeve të dërgueme në ZRRE dhe planeve të publikueme. Mirëmbajtjet të cilat nuk janë realizue, përkundër ndërpremjeve për këtë qëllim. Kohëzgjatja nga katër orë për secilën mirëmbajtje, pamvarësisht natyrës së punëve që duhet të kryheshin. Përshkrimet jo adekuate në dokumentet përcjellëse. Ndërpremjet e shpeshta të daljeve të njajta mbrenda muejit”, thuhet në vendimin e ZRRE’s.

Por, pamvarësisht këtij vendimi, KEDS’i nuk asht tue e respektue vendimin e ZRRE.

KEDS ka dërgue sërish nëpër adresën e mediave planin e reduktimeve me arsyen e mirëmbajtjes së rrjetit, e në këtë njoftim nuk thuhet se bahet fjalë për ndonji urgjencë.

Dje, me 28 Nandor asht dërgue plani i mirëmbajtjeve në media, për vendet që kanë me mbetë sot nga 4 orë pa energji elektrike.

Plani parasheh reduktime me arsyetimin e mirëmbajtjes së rrjetit në: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë.