KEDS vendos megatrafo për fabrikën e ujit në Shkabaj

Kompania Kosovare për Distribuimin dhe Furnizimin me Energji Elektrike – KEDS, ka njoftue se e ka vendosë nji megatrafo të re prej 8 MVA (Megavolt amperësh) në nënstacionin e Mazgitit, rreth 10 kilometra nga Prishtina.

Simbas KEDS’it, ky stabiliment prej 18 mijë kg asht vendos paraditen e të Premtes në bazament për me i parapri fabrikës në ndërtim në Shkabaj, e cila pritet me u lëshue sivjet në punë për me furnizue Prishtinën me rrethinë, me ujë.

Trafoja asht vendos mbas kërkesës së KUR Prishtina për 5 megavatë shtesë dhe KEDS ka reague menjiherë.

Ujësjellësi e ka mirëprit këtë investim, përderisa nuk ka asnji pengesë për furnizim me energji elektrike për fabrikën e re.

Trafo ka me u lidh në linjat 35 kV dhe ka me sigurue shpërndamjen në standardet ma të nalta të energjisë elektrike.

Tashmë kapacitetet në nënstacionin 35/10 kV të Mazgitit janë shtuar në 24 MVA dhe pos fabrikës së ujit, rritet siguria dhe kualiteti i shërbimeve të energjisë elektrike edhe për rrethinat e katër komunave, përkatësisht lokaliteteve përreth Mazgitit ku përfshihen fshatrat deri në periferi të Prishtinës, pastaj fshatrat e Obiliqit, Vushtrrisë dhe të Podujevës. Pra, investimi prej afro 100 mijë euro siguron shërbime më kualitative për dhjetëra mijë qytetarë”, thuhet në njoftimin e KEDS’it.

 

keds