KEK nis nxjerrjen e qymyrit në prezencën e Kryeministrit Haradinaj (video)

Mbas arritjes së marrëveshjes mes Qeverisë Haradinaj me banorët e katundeve Shipitullë dhe Hade, mbramë ka rinisë nxerrja e qymyrit në KEK.

Lajmin e ka ba të ditun shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi.

 

Shkrimi i plotë i Arifit:

DORA E SHTETIT!!

Sot rifilloj punën mihja në KEK. Sot u pa dora e shtetit të Kosovës. Ekskavatorët pas 14 muajsh pauzimi të shtrenjtë sonte filluan nxjerrjen e thëngjillit të domosdoshëm për vendin dhe qytetarët. Kur ndalet prodhimi i energjisë ne blloqe, Kosova humbe rreth 500 mije euro ne dite tha njëri nga drejtorët e KEK-ut. Kjo marrëveshje e arritur sot në mes të Kryeministrit Haradinaj dhe banorëve të Shipitullës dhe Hades është garanci se KEK-u do të ketë thëngjill të mjaftueshëm këtë dimër.