Kelmendi: 3 partitë politike mos të na shesin moral, sepse kanë vjedhë votat, e dëshmojnë komisionerët e tyne (video)

Procesi zgjedhor ma se shumti e ka damtue Partine Fjala.

Keshtu ka thane ne Rrokum Roll te TV Rrokum, Gezim Kelmendi, kryetar i partise Fjala.

“Fillimisht na kane damtue tue mos pase komisionerë”, thekson Kelmendi.

Kelmendi thote se mandej jane damtue edhe ne fazen e numerimit te votave.

“Shumica e votave te pavlefshme jane te partise Fjala”, thote ai.

Kelmendi i ban fajtorë per damtimin e votes se ‘Fjales’ dy koalicionet e medha dhe Levizjen Vetevendosje.

Kelmendi thote se asht ankue ne PZAP, ndersa ka me dorzue ankese edhe ne Prokurorine e Kosoves.

Kelmendi thote se ka pase akuza te shumta ndaj partise qe ai drejton, çka ka ba qe mos me u ruejt vota per kete parti.

Mbas krejt kesaj, ai thote se ka me reflektue dhe nuk e perjashton edhe mundesine e doreheqjes nga kryetari i partise./Rrokum.TV