Kelmendi: Asht e pamundun që kjo Qeveri me çue mandatin deri në fund

Kelmendi: Nuk kyçem ne politike. Ndoshta ne te ardhmen e larget

Ne emisionin Rrokum Roll ne Rrokum TV, qe drejtohet nga Fidan Jupolli, mysafir ishte Adriatik Kelmendi, gazetar dhe publicist.

Ai ka fillue diskutimin per çashtjen e Asociacionit te komunave me shumice serbe, per te cilin thote se asht shume i rrezikshem.

“Asociacioni, ne formen qysh asht, kishte me qene shume i rrezikshem per Kosoven. Na duhet me kqyre qysh po arrihet ma e mira nga ajo marreveshje, e jo me u dobesue Kosova, sepse ajo marreveshje veç asht nenshkrue vitin e kaluem”, tha Kelmendi.

Gazetari Kelmendi ne vazhdim thote se Kosova ka me pas zgjedhje te reja ne pranveren e ardhshme. Simbas tij, kane me u mbajte te dyja palet e zgjedhjeve se bashku, edhe zgjedhjet lokale edhe ato parlamentare.

Kjo, sepse simbas tij gjate kesaj kohe nuk po funksionon asgja. “Asht tue ra imazhi i vendit ne arenen nderkombetare”, tha Kelmendi.

“Kosova nuk mundet me vuejt nga asnji individ apo grupacion politik. Duhet me zhvillue shtetin, e mos me qene peng i tyne, e mandej me na shantazhue ose me na imponue çashtje”, thote Kelmendi ne vazhdim, tue shtue se “derisa shohim se nuk kemi perparim, por kemi mbete pezull, ketu ka diçka, mundet me pase gjithçka”.

Kelmendi ka fole per Demarkacionin, tue thane se askush nuk e ka pa marreveshjen dhe tane po folin, bile as deputetet.

“Deputetet nuk e kane pa tekstin e marreveshjes se Demarkacionit, ndersa qe sa kohe jane tue u perplase per kete çashtje. Kjo asht absurde”, thote ai.

Ai per Opoziten thote se asht shume ma e dobet se qysh ka qene. “Kjo po shihet ne terren”, thote ai.

Moderatori Jupolli tue pergezue per emisionin qe mban Kelmendi, te cilit i referohet si nder ma te vjetrit dhe ma te qendrueshmit, pyeti per figurat politike qe marrin pjese ne emisionin e tij.

Kelmendi ju pergjigje se ka raste kur nuk i vijne per nji kohe te gjate, tue mos dashte me paragjykue per kete.