Kelmendi: Bashkëpunojmë me VV’n veç me këtë kusht

Ramiz Kelmendi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka ba të qartë se nuk ka me pasë nji bashkëpunim mes koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje nëse kryeministri nuk ka me qenë nga LDK’ja.

Statusi i plote i tij:

Më mirë zgjedhje se sa të tregohen virtytet tona politike

Në pritje të votave të cilat nuk po vijnë, deputetët individual dhe as partitë në kuadër të koalicioneve paragjedhore nuk po lëvizin meqë programet e tyre politike të prezantuara e po pamundësojnë të ndodhë një gjë e tillë. Së pari për shkak të dinjitetit politik dhe së dyti për shkakë të zgjedhjeve lokale që janë afër dhe mundesisë reale të sanksionimit për veprimet politike.
Dihet se PAN-i me kandidatin për kryeparlamentar këmbëngulë për Kadri Veselin dhe sipas virtyteve tona, nuk ka asnjë akterë njerëzorë në kuadër të PDK-së apo PAN-it për ta detyruar apo bindur Veselin të heqë dorë nga kandidatura. Zvarritje deri në pafundësi! Ky është virtyti i kosovarit dhe nga kjo nuk levizë asnjë centimetër. E kundërta edhe po të lëshonte rrugë Kadri Veseli atëherë do binte marrëveshja e koalicionit ku në atë rast nuk do kalonte as kandidati për kryeministër z. Ramush Haradinaj. Derivat i kësaj përsëri do ndodhte ngërçi apo edhe krijimi i kushteve për të shkuar në zgjedhje.
Dihet se VV-ja nuk i bashkëngjitet PAN-it për asnjë arsye edhe nëqoftëse është me interes kombëtar. Edhe LAA është thellësishtë i cementuar në qëndrimet e veta për të mos mbështetur PDK-në dhe Kadri Veselin në asnjë mënyrë. Edhe ky është virtyt kosovar. Në anën tjetër, është edhe e arsyeshme mos-mbështetja sepse rrethana të tilla janë krijuar nga vet PDK, për një mosbashkëpunim.
Bashkëpunimi LAA dhe VV i mundshëm vetëm nëse në krye të qeverisë vie kryeministri nga rradhët e LDK-së, kjo sepse besimi se VV është properëndimore është tepër i vogël. Duke parë se vendosën vetëm kravatat, në të tjera pozicione nuk kanë levizur fare. Andaj edhe kolaicioni i cili ndërton qeveri me dyshime si atiperëndimore, nuk mundë të gjejë përkrahjen as tek LAA e as tek pakicat dhe Lista serbe. Kjo pasqyrë nuk është ndryshe veçse një ngërç politik i krijuar nga koalicionet e shpejta dhe me virtyte kosovare që praktikisht e dëmton edhe imazhin, edhe politikën, edhe ekonominë e Kosovëës si dhe shtonë dyshimet, se politika e Kosovë nuk është në gjendje të ngrisë institucione të lira, por institucione të diktuara.
Duke pasur parasyshë këto virtyte dhe implementimin e tyre, është më se domosdoshme të ndërhyjnë ndërkombëtarët, për ti dhënë kahje zgjedhjeve më të shpejta dhe me kushtin që të groposen këto virtyte, meqë politikanët duhet të vendosin përpara pjekurinë njerëzore, interesin e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës përfshirë zhvillimin ekonomik të saj. Andaj nga kjo del se humbja më vogël ekonomike është kostoja zgjedhore, e që është shumë herë më e vogël se sa kjo agoni dhe pamundësi e krijimit të institucioneve edhe ashtu të brishta.
Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Republik së Kosovës, LDK