Kelmendi: Çakorri, kufini shpirtnor i Rugovës, andaj edhe nuk e votoj

Mundem me mendue ndryshe, por nuk mundem me votue dicka që i shton shqetesimet e bashkeqytetareve te mi

Ramiz Kelmendi, deputet i pamvarun, ka qene i ftuemi i pare sonte ne emsionion Rrokum Roll te Fidan Jupolli.

Ai asht deklarue per cashtjen e Demarkacionit, tue ba me dije se cdo vote e tij per marreveshje qe munden me rrite shqetesimin e qytetareve te Kosoves, asht veshtire me votue. Aq me shume qe, sic deklaron Kelmendi, babgjyshi i tij asht plagose ne ate pjese, dhe e din mire gjendjen ne ate terren.

“Une kam thane qe s’kam me votue, dhe ky asht qendrimi im, sepse jam prane qytetareve”, ka thane Kelmendi.

Ai ka shtue se Çakorri ka qene pike strategjike dhe, “gjithmone kemi dale deri aty, bile ne ate kohe asht thane se kufini asht pikerisht aty”.

“Na e dijme saktesisht se ne cfare pozite kane dale forcat e NATOS dhe ajo marreveshja asht ba ne Kumanove”, tha Kelmendi, tue thane se politikanet nuk kane faj, sepse nuk kane qene pjesemarres ne marreveshjen e Kumanoves.

Per debatin e neserm, Kelmendi thote se nuk duhet me qene debat i deputeteve qe nuk jane profesionale dhe qe shprehin qendrimet e tyne ashtu sic i kane pase.

Kelmendi thote se ka qene ma mire me parandalue kete marreveshje, se sa me rrenue ate.