Kelmendi: Dogana n’repromaterial dhe informaliteti qe 17 vjet po pengojnë prodhimin dhe zhvillimin

Ramiz Kelmendi, deputet i pamvarun, ka qene i ftuem ne emsionin e radhes te Rrokum Roll ne Rrokum TV, ku ka prezentue planin e tij per zhvillim ekonomik.

Ai ka thane se Kosova asht e vogel dhe ka nji numer te vogel te popullesise ne raport me shtetet tjera te medha, qe don me thane se per me pase nji punesim real duhet me qene 1.1 milione e 25 mije te punesuem. Kelmendi ka thane se ky asht synim qe duhet me u arrite, por mvaret se kur arrihet.

“Per me arrite standradin e Europes, neve na nevojitet nji shekull, tue u bazue ne keto hapa qe po ece Kosova”, sqaron Kelmendi, tue shtue se “na nevojiten edhe 488 mije me u punesue per me mbrri nga nji vend pune qe duhet me qene me page 500 euro e ma shume”.

“Prej 31 mije njerezve qe dalin te afte per pune, prej tyne 22 mije nuk munden me gjete vend pune per 10-15 vjet”, thote Kelmendi tue ba me dije se nji pjese e tyne e madhe munden me shkue ne pension pa punue kurre.

Kelmendi ka prezentue ne ekran programin e tij per zhvillimin ekonomik qe permban politikat fiskale ne fuqizimin e prodhimtarise vendore.

“Randesia e Doganes ne repromateriale, duhet me u trajtue qenesisht, sepse kjo pike asht tue damtue procesin zhvillimor te Kosoves qe 17 vje”, tha Kelmendi.

“Informaliteti qe asht ne Kosove, mbas 17 vjete duhet me u kthye ne suaza deri ne 5 perqind” ka ba me dije Kelmendi.

Kelmendi permes programit te tij te detajuem te prezentuem ne ekran ne Rrokum Roll te Fidan Jupolli, ka shpjegue per keto procese dhe per menyrat e zhvillimit ekonomik.

Nga rezultatet e prezentume, Kelmendi ka ba me dije se informaliteti ne vlere apo ne sasi, asht shume i damshem per prodhuesin, tue ndikue se paku 30 perqind ne cmimin final.

Simbas Kelmendit, zgjidhja e kesaj cashtje asht implementimi i arkave fiskale, sepse pa fiskalizim kualitiativ nuk ka me pase prodhimtari ne Kosove.

“Nuk kemi kontrolle te mjaftushme kufitare ne paraqitjn reale te cashtjeve, sepse perndryshe kishim me pase strukture tjeter te zhvillimit te veprimtarive te ndryshme” ka thane ai.

Kelmendi ne vazhdim ka paraqite strategjite per fiskalizim ma te mire dhe perparesite qe ka fiskalizimi.

Ai ka ba thirrje qe ata qe punojne me rregulla dhe damtohen nga rregullat, ma mire asht me protestue me i permiresue ato, se sa me ju qase damtimit te rregullave.

Ai ka thane se duhet me punue me arkat fiskale qysh i kane tana shtetet e avancueme te botes, sepse ato sjellin perfitime te ndryshme per shtetin.