Kelmendi: Edhe pse 24 ari per krye banori ka Kosova, vetem me mbjelljen e pemëve munden me u ba qarkullim te miliardave!

Kosova ka 440 mije ari toke te punueshme, po vetem megjen e tyne me mbjell lajthia, mundet me pase 6 milione te hyra vjetore.

 

Deputeti i pamvarun Ramiz Kelmendi ka vazhdue me prezentue planin e tij per zhvillim ekomomik dhe hapjen e vendeve te reja te punes per qytetaret e vendit.

Ai planin e tij per hapjen e vendeve te reja te punes po vazhdon me shpalose ne emisionin Rrokum Roll perballe Fidan Jupollit ne Televizionin Rrokum.

Kelmendi sonte ka fole per zhvillimin e resurseve natyrore ne vend, e veçanerisht per bujqesine tue thane se ne raport me popullesine Kosova ka pak toke te punueshme.

Simbas tij te hyrat prej remitancave ne vend garantojne nji stabilitet ekonomik dhe social ne vend.

Ai ka thane se prej krejt te hyrave ne vend, bruto produkti vendor asht dikun 5.5 miliarde euro.

Kelmendi ka theksue se nese Kosova mbjell grune ne nji siperfaqe prej 440 mije hektar kishte me sigurue dikun 330 milione euro ne vjet.

Derisa simbas tij, nese provohet me mbjelle kultura tjera si p.sh molla e boronica fitimi per nji vjet ka me qene dikun per molla 7 miliard derisa per boronica mbi 1 miliard euro.

Kurse sa i perket zhvillimeve per Trepçen, Kelmendi ka thane se asht gabim qe ky kombinat financohet prej shtetit, derisa nuk ishte dasht dhe kjo mundet me u dhane aksionareve deri ne 50% e ne kete menyre edhe ishte funksionalizue.

Deputeti Kelmendi ka fole edhe per nji sere çashtjesh por per ma shume ngone videon e masiperme te plote.