Kelmendi: Edhe sot nuk e votoj Demarkacionin, nëse shtyhet seanca prapë ka me ba ftesë për takim

Ramiz Kelmendi, deputet i pamvarun ishte i ftuem ne edicionin special te Televizionit Rrokum lidhun me seancen e Demarkacionit.

Ai u pergjigj ne pyetjen se a ka pase oferta qe me ndrrue mendimin e tij per votimin.

“Nuk kam pase oferta per me ba kompromis per voten pro Demarkacionit”, tha Kelmendi, tue shtue se, “Nuk me asht ofrue dhe nuk e kisha ba nji gja te tille. Kjo, sepse nji cashtje e tille kishte me degradue personalitetin tim si afarist dhe politikan”.

Sa i perket fteses per takimin ne rezidencen e tij, deputeti Kelmendi, ka thane se ka dashte me ba nji komunikim te mriefillte nepermjet atij takimi.

“Nese kishin ardhe dje ne takim lideret, zanat kunder kishin me qene shume ma te bute, sepse nuk kemi nevoje me i qite gjanat personale para arsyes”.

Kelmendi bani thirrje qe protestat te bahen te qeta dhe te mos perdoret dhuna.

Kelmendi ne fund tha se Lista Serbe ne bashkepunim me Beogradin gjithmone ja dojne te miren Serbise dhe te keqen Kosoves.

Me mospjesmarrjen e Listes Serbe seanca mundet me u shtye, por kjo seance ka me vazhdue herave tjera deri sa te kryhet.