Kelmendi, Edi Ramës dhe Baton Haxhiut: Qasja juej ndaj intelektualëve kosovarë, poshtnuese dhe përqeshëse

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi ka komentue intervistën e mbramjes së sotme të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhanë në Klan Kosova.

Në nji postim në rrjetin social Facebook, Kelmendi ka thanë se qasja e Ramës dhe Baton Haxhiut ishte poshtnuese ndaj intelektualëve kosovarë.

“Qasja e Ramës në debat – unë përballë 6 idioteve! Qasja e Batonit – po, po, qasi jeni se s’po dini! Çfarë qasje perqeshese, çfarë qasje poshtëruese ndaj intelektualeve, pavarësisht a pajtohet me ta ose jo. Faj kane qe po e durojnë… me ofendime arrijmë bashkimin”, ka shkrue ai.