Kelmendi: Emnimi im në pozitën e Zavendëskryeministrit nxit shpresë te qytetarët (video)

Zavendëskryeministri ma i ri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, me krenari flet për pozicionimin politik dhe postin që e mban në Qeverinë e Kosovës.

Prioritetet i vetëm i tij mbetet zhvillimin ekonomik dhe ulja e papunësisë.

Ai n’intervistën për KosovaPress, ka thanë se përvojën shumëvjeçare si biznismen ka me u mundue me plasue edhe në ekzekutiv,  tue e marrë parasysh se në Kosovë mungon ambienti për zhvillimin e biznisit.

“Jam i kënaqun me dimensionimin tim të ri politik në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në veçanti si zavendëskryeministër. Për këtë pozitë kam punue jashtëzakonisht shumë. Për të implementue idetë dhe projektet që i kam të bazueme nga përvoja ime shumëvjeçare si biznismen i suksesshëm.

Në këtë Qeveri e kam gjet veten mirë. Për arsye se Qeveria e Kosovës, e udhëhequn nga kryeministri Mustafa, asht nji Qeveri e cila e din mirë gjuhën e ekonomisë dhe për mue ka qenë jashtëzakonisht e lehtë që këto ide dhe përvoja të inkorporohen, sidomos tue bashkëpunue me ministri të caktueme.

Tue e ndihmue edhe më tutje procesin e zhvillimit dhe të punësimit. Të gjitha resorët e ministrive do të jenë në mbështetje dhe fuqizim dhe përshpejtim të proceseve të zhvillim dhe punësimit të qytetarëve”, tha Kelmendi.