Kelmendi folë ekskluzivisht për Televizionin Rrokum para fillimit të takimit me liderët politikë

Ramiz Kelmendi, deputet i pamvarun, nikoqir i takimit te sotem te lidereve lidhun me Demarkacionin, ka folë ekskluzivisht per Televizionin Rrokum.

Kjo asht deklarata e tij per Televizionin Rrokum:

“Tue pa qendrimet radikale te deputeteve lidhun me Demarkacionin, e pash te arsyeshme me organizue kete takim. Ne kete menyre mundet me u pa edhe njihere se çfare fakte po ofrohen dhe keshtu me arrite deri te ajo qe lideret me folë ndermjet vete per kete gja. Ky takim nuk e dobeson askend, por e shtyn procesin perpara, per arsye se na si lidere e deputete e dijmë randesinë e kësaj çashtje.

Ky debat ka qene dasht me qene debat i randesise se çashtjes se Kosoves. Nuk duhet me kthye Kosoven ne vitin ’99.

Protestat ne perputhje me Kushtetuten jane te mireseardhuna, por protestat qe prodhojne dhune, i sjellin dam Kosoves”.