Kelmendi kallxon arsyet e dështimit të takimit në rezidencën e tij në Rugovë

Ka deshtue mbajtja e takimit ne rezidencen e deputetit te pamvarun Ramiz Kelmendi. Edhe pse kishte konfirmime nda disa lidere, ne momentin e fundit disa prej tyne kane nderrue mendje.

Vet Kelmendi, nikoqir i ketij takimi, kallxon para mikrofonave te Televizionit Rrokum arsyet e ketij deshtimi.

“Vetevendosje ka qene e qarte qe nuk vjen ne takim. Me ka befasue pergjigja e Fatmir Limajt qe ka thane se nuk vjen ne takim ku asht Thaci, ndersa Haradinaj e ka konfirmue i pari prezencen dhe nuk i ka interesue se kush merr pjese ne kete takim”.

Ramiz Kelmendi arsyetoi deshtimin e takimit se ardhja e vetem nji pale nuk kishte me pas efekt, andaj nuk asht e arsyeshme me u mbajt takimi me vetem nji pale.

Ramiz Kelmendi ka fole para gazetareve nga rezidenca e tij edhe per qendrimin e tij per votimin e Demarkacionit.

“Une qendroj prane vendimit qe e kam ba publik edhe ma heret. Une jetoj ne kete zone, per ku edhe po bahet debati per Demarkacionin andaj une edhe e mbeshtes emocionin e ketyne banoreve”.