Kelmendi: Kam me qene deputet i pamvarun, por ne krah te pozites…deri ne zgjedhje te reja ne 2017

“Nuk dola si deputet i pamvarun ne opozite, sepse kam obligim ndaj atyne qe me votuen si deputet i PDK’s”. Keshtu tha tashma deputeti i pamvarun Ramiz Kelmendi, ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.
Kelmendi u shpreh i bindun se nuk ka me u largue nga politika deri sa ka njerez qe e votojne. Perkunder insistimit te moderatorit per me kuptue a ka me dale ne opozite, Kelmendi tha “edhe pse po mundohesh me nxjerr fjale, ende nuk e kam vendos, megjithate nuk kam vija te kuqe per asnji parti”.
“Ne njanen ane kam obligim prej votuesve te asaj pjese te Kosoves, e ne anen tjeter kam obligim ndaj votuesve tjere ne tane Kosoven, qe realisht ma shume kam nga krejt Kosova se sa nga Peja”.

Ne pyetjen e moderatorit Jupolli se qysh ka me u pozicionue sa i perket çashtjes se Demarkacionit, Kelmendi tha:

“Nese vota ime s’asht vendimtare, nuk kam me votue Demarkacionin. Por, nese asht vendimtare, me duhet me vendos mes shumices dhe pakices, ne kete rast qysh te vendos Parlamenti vendosi edhe une”.

“Ndoshta kushtezimi ka ndodh nga mosqortimi ndaj atyne qe e kane nenshkrue ate marreveshje”, tha nder tjera Kelmendi, tue fole per Demarkacionin.
“Ujku don mjegull”, tha Kelmendi tue fole per zhvillim ekonomik ne vend qe, simbas tij, iu ka mbush goja qeveritareve tane me Demarkacion e me liberalizim, ku shtoi se ata kane per obligim me zhvillue vendin.

“Kur te kete zhvillim, s’ka me pase as korrupsion e as krim te organizuem, se keto te dyja sjellin moszhvillim ne vend”. Kelmendi u shpreh i bindun se per me pase zhvillim ekonomik, duhet me u largue edhe kjo Qeveri.
Simbas tij, investitoret e huej frigohen sa te vijne ne Kosove, qysh ne kontaktin e pare, sepse e sheh qe nuk ka shpenzime reale.
“Kur e blen mallin me fature shkon i thote, a po don me shkrue sa te ka kushtue a 2’fishin a 5’fishin”.
“Kur hesht populli atehere asht ma i rrezikshmi, e kur flasin shume nuk ka rrezik”, tha Kelmendi.

Simbas tij, qytetaret kur e kane opsionin e largimit nga vendi, nuk zgjedhin me protestue te Qeveria per zhvillim, por largohen dhe e lane te keqen ketu.
Kelmendi u bani thirrje qytetareve me i votue ate qe mendojne se jane ma te miret, e jo pse asht i ri e mundet me ba ndonji ndryshim.
“Pse me votue te 5’tin ne liste, kur mundesh me votue te 110’tin, i cili asht ma i mire. E tue votue njerez te mire, e sjellim nji ndryshim, perndryshe kemi me sjell qysh i themi na – servila”.
“Shteti nuk fiket kurre nese nuk e fik ai qe asht ne qeverisje”, vleresoi Kelmendi.
Simbas tij, Prishtines nuk i duhen autobusat per te cilet po diskutohet shume, por duhet me u diskutue fakti qe ne Prishtine nuk ka plan te zhvillimit e qe nuk ka asnji fabrike, sepse simbas Kelmendit, te gjitha kane shkue ne Lipjan.