Kelmendi: Ma e randësishme ruejtja e territorit sesa heqja e vizave!

Personat që do të përfshihen në faljen e tokës së Kosovës për Malin e Zi kanë me u shkrue si tradhtar të vendit, kështu ka deklarue në nji intervistë për “Indeksonline”, deputeti i Kuvendit, njiherësh kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi.

Simbas tij, ma e randësishme për vendin do t’ishte ruejta e territorit sesa heqja e vizave drejt Bashkimit Europian.
Deputeti thotë se disa zyrtarë të BE’s nuk e kanë përjashtue mundësinë që demarkacioni të mos jetë kusht për heqjen e vizave.

“Unë mendoj se ata deputetë dhe kjo Qeveri nëse e ban nji gja të tillë atëherë do të shkruhen si njerëz tradhtar të këtij vendi, ngase po ja shesin padrejtësisht nji territor të Kosovës Malit të Zi. Kemi pa që disa zyrtarë kanë dhanë qëndrime se nuk asht domosdoshmërisht kërkesa për liberalizmin e vizave demarkacioni. Por nëse asht, atëherë asht e padrejtë ndaj Kosovës ngase ajo nuk i asht ba Serbisë apo Malit të Zi.

Dhe fundja, nëse kerkohet që të zgjedhim në mes të liberalizimit dhe vendit tonë atëherë na duhet me mbrojtë vendit tonë dhe jo të zgjedhim liberalizim”, ka thanë ai.

Kelmendi thotë se shumë shpesh viziton ‘Bjeshkët e Rugovës’, të cilat, simbas tij, me asnji çmim nuk duhet me ju falë shtetit fqinjë.

“Arsyeja e vizitës asht se unë banojë në qytetin e Pejës dhe jo rrallë herë shkojë në ato zona dhe treva dhe vërtetë ishte emocionuese ta shihja atë vend që ndoshta, ndoshta, me vendimin e padrejtë të disa deputetëve, qeverisë së Kosovës, ato troje nuk do të jenë të Kosovës. Për mue ka qenë mjaftë prekëse vizita në ato treva, e dimë që kanë qenë gjithmonë të Kosovës. Kërkoj nga të gjithë që mos t’ia shesin Malit të Zi për asnjë çmimi”, ka thanë ai.