Kelmendi mbas vendimit të Kushtetueses e ka nji kerkesë për Listën Srpska!

Vendimi i bamë publikë sot nga Gjykata Kushtetuese, për Ligjin për ‘Trepçën’, asht përshëndet nga zavendës-kryeministri i ri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Ai përmes nji postimi në Facebook, ka thanë se vendimi i sotëm po i hap rrugë implementimit të ligjit për Trepçën.

 

Ky asht postimi i Kelmendit n’Facebook:

 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sot, hapi rrugën e implementimit të ligjit mbi Trepçën.

Me këtë vendim u nxorë në pah si i drejt dhe u konfirmua:

1. Propozimi ligjor dhe i rregullt i ligjit të Qeverisë Mustafa.
2. Debatimi dhe vendimi ligjor i Parlamentit të Kosovës.
3. Hapja e rrugës për fuqizimin ekonomik të gjigandit ekonomik të Kosovës.
4. Heqja e barrierës për kthimin e listës Srpska në Institucione.

Urime Kosovës, urime minatorëve, urime popullatës.

Ramiz Kelmendi – zv/Kryeminsitër i Qeverisë së Republikës së Kosovës