Kelmendi në Qeveri, e ban nji hap të madh!

Zavendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka heqë dorë nga rroga e Qeverisë si zavendëskryeministër i Kosovës.

Përveç rrogës, ai nuk ka me krijue shpenzime të reja për blemje apo shfrytëzim të veturës së shtetit, mbasi ai ka marrë përsipër që me mjete të veta ka me pague shpenzimet e karburanteve.

Këtë e ka ba të ditun për KosovaPress, Kelmendi, i cili ka thanë se paga asht e vogël në raport me kontributin që ka me e dhanë për zhvillim ekonomik të vendit.

Vendimin për heqje dorë nga rroga dhe shpenzimet e kerrit i  ka dorëzue sot te kryeministri, Isa Mustafa.

Kelmendi, ditë ma parë ju asht bashkue Lidhjes Demokratike të Kosovës, kështu tue u ba zavendëskryeministër.