Kelmendi: Nuk leshoj pe qe ne Rezolute, rekomandimi i pare me qene – nderpremja e bisedimeve me Serbine

Gezim Kelmendi, deputet i pamvarun, njiheresh kryetar i partise “Fjala”, ka thane se mungesa e deputeteve ka ba qe neser, mbas nji konsulte me grupet parlamentare, me u votue ne oren 10:00 Rezoluta per komandantin e Policise ne Mitrovice,  Nehat Thaçi.

Ai ne nji lidhje telefonike ne Rrokum Roll, ka theksue se asht papergjegjesi e madhe e deputeteve me mungue ne seance, per mos me krijue korumin me votue Rezoluten, e cila asht jetike per lirimin e komandantit te Policise.

Kelmendi, i cili ka qene edhe propozues per seancen e jashtezakonshme, por edhe per vete rezoluten, ka thane se  rekomandimi i pare per kete Rezolute asht pezullimi i bisedimeve me Serbine, deri ne lirimin e komandantit te policise se Mitrovices, Nehat Thaci.

Ai ka theksue se nese ky rekomandim nuk hyne ne kete Rezolute, atehere simbas tij, ajo nuk ka me u miratue hiq ne Kuvend, sepse si e tille edhe nuk e ka efektin per te cilen asht propozue.