Kelmendi: Partia Fjala ka me garue e vetme ne zgjedhjet nacionale (video)

Gezim Kelmendi, kryetar i Fjala’s, ka thane ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin se korrupcioni ne vend, po luftohet ne menyre kozmetike, ku simbas tij, korrupcioni i ka perfshi strukturat ma te nalta te vendit, tue perfshi, Qeverine, Kuvendin, postet e ambasadoreve, bordet publike ku emnohen njerez jo adekuat dhe jo profesionalist.

Ai ka thane se problemi ma i madh mbetet edhe tenederomonia, ku prej saj po pasunohen krejt ata qe e perbajne strukturen e atyne qe po udheheqin me vendin.

Simbas tij, problemi ma i madh, jane edhe ato qe po dalin prej Raportit te Progresit, por edhe kerkesat e ambasadoreve te huej me u luftue edhe me u denue zyrtaret e nalte.

Kelmendi ka thane se problemi ma i madh, jane krimi e korrupcionin edhe sa i perket liberalizimit te vizave, derisa simbas tij, demarkacioni asht vetem problem sekondar.

Ai ka thane se kete shqetesim e kane shpreh edhe ambasadoret ma kredibil ne vend, si ai amerikan dhe britanik qe bajne thirrje, me u lufte korrupcioni, por kjo si duket nuk po arrihet me u luftue.

Derisa per arrestimet e fundit kunder terrorizmit, Kelmendi ka thane se terrorizmi asht kercenim global, ai ka thane se policia nuk guxon me ndejt indiferente tue e lavdue parandalimin e sulmit ne ndeshjen Izrael-Shqipni, nga policia e Kosoves.

Simbas tij, keta njerez po e keqperdorin fene per me shtri ndikimin e tyne terrorist, por nuk guxohet ne asnji moment me njollose imazhin e vendit, tue shtue se edhe raportet e hueja nuk e shohin Kosoven si vater te terrorizmit.

Kurse sa i perket zgjedhjeve, Kelmendi ka thane se keto zgjedhje jane zgjidhje per vendin, dhe ma se miri kete deshtim te vendit e godet vota e sovranit.

Kelmendi ka thane se jane tue punue qe vet me i hy gares zgjedhore, dhe se Fjala po zyrtarizohet perdite e ma shume ne komunat e vendit.