Kelmendi për ministrin Hoxhaj: Mbasi po ka mundësi me lirue dikend nga Serbia, pse s’po e ndalon arrestimin e shqiptarëve atje?

Mbas lirimit edhe të Hilmi Kelmendit nga Gjykata në Serbi, gazetari Adriatik Kelmendi ka ironizue me ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj tue thanë se asht tue pritë që Hoxhaj me dal dhe m’i marr meritat.

Ai me anë të nji statusi në Facebook ka shkrue se nëse Hoxhaj ka mundësi me lirue dikend nga Serbia, pse s’po i ndalon arrestimet.

“U lirua edhe Hilmi Kelmendi nga Gjykata ne Serbi”.

“Jam ne pritje kur Enver Hoxhaj do te dale me poza heroi për t’i marr meritat.

Nëse ai paska mundësi qe ta liroje dike nga Serbia, atëherë pse s’po e ndalon arrestimin e shqiptareve ne Serbi?!”, ka shkrue Kelmendi.