Kelmendi: Plani im ekonomik për 6 vjet garanton punësimin e 1.025.000 personave. Kështu e argumenton z.Kelmendi!

Deputeti i pamvarun Ramiz Kelmendi, ka ba prezentimin e nji programi te tij ekonomik ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

Kelmendi ka thane se ekonomia ne Kosove shpeshhere ka mbete viktime e politikes dhe e patrajtueme mjaftueshem, kjo, ne mungese te njerezve ne Qeveri qe munden me i menaxhue resoret e caktueme ne Qeveri, ne menyre qe mos me u mvare nga cashtjet politike.

Ai ka thane se ne baze te rritjes ekonomike aktuale 3-4 perqind, asht e parapame qe per 1 shekull me u realizue punesimi i 1 milion e 25 mije qytetareve. Mirepo, ai ne planin e tij ekonomik ka parapa se kjo mundet me u arrite nese investohen 14 deri 22 miliarde euro investime.

Kelmendi thote se kjo shifer per dikend mundet me u doke e madhe, por per te asht e mjaftueshme per me u realizue.

“Njerezit kane nevoje me punue qe me pase nji mireqenie per me jetue”, thote Kelmendi.

Kelmendi ka prezentue detajisht kete program ne tabelen e shfaqun ne ekranin e Televizionit Rrokum, te cilin mundeni me pa ne emisionin e plote.

“486 mije njerez marrin paga, ndersa te papune jane 488 mije”, ka thane Kelmendi, tue shtue se, mbi 20 mije njerez dalin ne pension pa prek pune me dore kurre nese vazhdohet me kete rritje ekonomike 3-4 perqind.

Kelmendi ne vazhdim gjate prezentimit te planit te tij ka thane se depozitat aktualisht jane 3.3 miliarde dhe deri ne vitin 2022 munden me u investue 5 miliarde e gjyse nga ky nivel i depozitave.

Per ma shume kqyrne emisionin e plote Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne linkun nalt.