Kelmendi: Pres riformatimin e qeverisë por mbetëm në PDK

ramiz kelmendi

Deputeti i PDK’s dhe pronari i rrjetit të marketeve ETC, Ramiz Kelmendi, ka thanë se vazhdon të jetë në PDK, por asht tue prit riformatimin e qeverisë.

Ai thotë se kanë bisedu në PDK dhe ende nuk dihet se çka do të bahet me pozitat që tash janë të lira.

“I kemi krye bisedimet tash jemi në pritje. Nuk e di për pozita çka bahet, por bisedimet i kemi përfundu dhe presim riformatimin e Qeverisë, të shohim. Momentalisht jam në PDK dhe do të jem PDK, te shohim, po presim”, ka thanë Kelmendi për Indeksonline.

Ai e ka cilësu si vendim të drejt për reciprocitet ndaj Serbisë, tue thanë se asht koha e duhun për këtë vendim.
Kelmendi para disa ditësh paralajmëroj se do ta leshonte PDK’n, për shkak të pakënaqësisë, sepse deshironte postin e zavendëskryeministrit.

Ai kishte thanë se përmes këtij posti do të mund të ndikonte në permirësimin e ekonomisë së vendit.