Kelmendi pret me takue Mustafen për postin e Zv/kryeministrit!

Deputeti i pamvarun Ramiz Kelmendi ka ba të ditun nesër se ka me zhvillue nji takim me Kryeministrin, Isa Mustafa për me arritë nji konsensus për me marrë drejtimin e nji posti qeveritar.

Por nga ana tjetër kryeministri ndodhet jashtë vendit dhe stafi i tij dhe nuk ka dijeni nga ky takim.

Në nji prononcim për KALLXO.com, Kelmendi ka thanë se ka pasë disa takime me kryeministrin Isa Mustafa në lidhje më këtë çashtje dhe se pret që nesër me u vendos për nji aderim eventual në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe për emnimin e tij në postin e zv.kryeministrit.

Vitin e kaluem, Kelmendi u largue nga PDK dhe grupi i saj parlamentar mbas mospajtimeve të krijueme për shkak se nuk gjeti vend në qeverinë e vendit.