Kelmendi, qe çka me ofruen me qendrue n’seancen e Presidentit

Deputeti i Pamvarun në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi, n’emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit, ka theksu se në kohën kur asht zhvillu seanca për votimin e presidentit të Kosovës, ai ka qenë jashtë vendit.

 
Kelmendi ka thanë se i ka qendru besnikë fjalëve të cilat i ka thanë ma herët, se nuk do të qendroj në sallë, gjatë ditës së votimit të presidentit, tue e pamundësu simbas tij, bamjen e kuorumit.

“Takimet e para për të më bind për të qendru në sallë, kanë fillu para tri javëve, por takimet e fundit kanë qenë dy ditë para zgjedhjes së presidentit. Takimin e fundit e kisha me presidentin tashma të zgjedhun, Hashim Thaçi. Nga unë asht kerku me qendru në sallë, me ç’rast plotësimi i kësaj kërkese do të rezultonte më marrëveshje politike. Marrëveshja politike ka perfshi që të jem pjesë e koalicionit qeverisës, për të drejtu ministri, por që edhe të jem pjesë e diplomacisë. Nuk kam mund të shkelë mbi fjalën e dhanë”, ka theksu Kelmendi.