Kelmendi tregon se qysh ka me qenë koalicioni VV e LAA mbas formimit të Qeverisë

Ramiz Kelmendi

Deputeti i LDK, Ramiz Kelmendi, përmes nji postimi në rrjetin e tij Facebook, ka shfaqë idenë se si kishte me u dukë koalicioni VV e LAA mbas formimit të Qeverisë.

Shkrimi i plotë:

LVV në kuadrin e saj ka 32 deputet përderisa LAA ka 29 deputet e që gjithësejtë rezultojnë me 61 deputet. Nëse shtojmë edhe pakicat prej 20 deputetësh, qeveria apo koalicioni qeverisës paszgjedhorë do të ketë të gjitha performancat për të sjellë të të gjitha llojet e vendimeve duke u thirrur edhe në ato të mëdha .

Sipas ligjeve të fizikes kur dy forca politike kanë drejtim dhe kahje të ndryshme atëherë rezultatati e këtyre forcave është në drejtimin e asnjëres palë por në interes madhor për të gjithë qytetarët, e në veçanti edhe të vet partive, si për atë që nuk ishin në pushtet asnjëherë dhe për këtë që ishte.

Duke zhvilluar bisedime të ngjeshura politike për të cilat ishtë dashur që ekipet negociuese të kombinuara të behen kumbarë të bisedimeve dhe rezultateve të interesit të përbashket. Kjo, sepse në qeveri ka ministri që mundë të administrohen edhe nga LVV për të cilën mendojë se ka orjentim të majtë dhe LAA si parti e djathtë dhe duke i ndarë postet ministrore më keto principe mundë të arrihet koalicioni paszgjedhor dhe qeverisja e suksesshme.

P.sh. Ministria e zhvillimit ekonomik mundë të ishte e mirë për LVV meqë ka në administrim kompanitë publike dhe nëse arrijnë ti avansojnë këto, Kosova do ketë përfitim. LVV mundë të administronte edhe ministrinë e Shëndetsisë dhe të tjera, duke u bërë me ato ministri që kanë komponentën të cilën e posedojnë anëtarët e LVV-së.

Nga ana tjetër një fuqi e re e cila me kontaktin qeveritar do të ballafaqohet me realitetin e ri jetësor-politik do mund të rezultonte edhe me ndryshimin e disa vetive për të cilat nuk janë në korrespodencë me ligjet aktuale, politikat e djathta të LAA-së dhe orjentimet politico-ekonomike të miqëve tonë ndërkombëtarë.

Me këtë koalicion paszgjedhorë do përfitojnë ekonomitë të cilat me Qeverinë Mustafa veç sa kishin filluar të shijojnë legjislacionin që afirmonte Pako Fiskale 1 dhe së fundi Pako Fiskale 2 dhe si të tilla do sjellnin zhvillim ekonomik dhe punësim të qëndrueshëm. Do mundësohej që edhe të vijonte moskrijimi i korrupsionit të ri i cili në mandatin e kaluar ishte në shkallën zero dhe normalishtë do të fuqizohej edhe luftimi i korrupsionit të kaluar. Në aspektin ndërkombëtarë do krijohej opinioni më ndryshe nga e kaluara dhe do mundësohej heqja e vizave për qytetarët e Kosovës. Poashtu do shtohej besimi tek institucioniet vendore se LVV nuk do paraqet rrezik politik për kapitalin e tyre dhe do shtoheshin edhe më tutje investimet kapitale të jashtme. Tjetër element me rëndësi është se do të afirmohej modeli i fitimit të tenderëve të pamanipuluar dhe do të krijohej opinioni i punësimeve me pikëpamje politike, e në të njejtën kohë i tërë spektri ekonomik do të lirohet nga ndikimi politik tek, ta.

Të nderuar qytetarë besimi në bashkëqeverisje duhet të ekzistojë. Duhet të ekzistojë edhe besimi tek liderët, të cilët mëndojnë ndryshe edhe nëse kanë bërë veprime jo ligjore ndaj personave dhe objekteve, por gjithnjë duke mos qenë personale, sepse struktura e rezultatit zgjedhorë po përcakton që medoemos duhet të ketë koalicione të interesit madhor për Kosovën së pari.

Ramiz Kelmendi – Deputet i KIuvendit të Republikës së Kosovës, LDK