Kelmendi: Zhvillimi ekonomik i shtetit nuk bahet “tue pa tue ba”, por me strategji konkrete

I ftuemi i dyte n’emisionin Rrokum Roll ishte Ramiz Kelmendi nga PDK.

“Ishte nji lajm jo fort i mire, me njifare forme deshperues e qysh thote populli shuplake per afarizmin ne vend”, tha Kelmendi lidhun me lajmin se Kosova ka te drejte me eksportue veç biskota.

Per me perfitue MSA’n, Kelmendi tha se duhet me marre pesticide nga produktet e perendimit, me i perpunue, dhe me i eksportue prap ne Perendim.

“Gjithmone duhet me i ndigjue me kujdes prodhuesit dhe me ju kthy pergjigje te menjihershme, çka mundet me ndryshue menjihere”, tha ai tue fole rreth marreveshjes se MSA’s dhe funksionimit te saj ne vend.

Kelmendi vleresoi se çdo shtet e ka ekonomine e vet me matematikat e veta, qe duhet me ja shtue komponentet e nevojshme.

“Levizja ekonomike asht levizje e ngadalte, por kur fillon me leviz ma nuk ndalet”.

Kelmendi gjate bisedes tha se edhe pse ka bllokade politike ne vend, nuk duhet me u bllokue edhe çashtja ekonomike.

“Na duhet me punue ne zhvillim ekonomik pa marre parasysh, duhet me i marre parasysh qytetaret tane”, shtoi ai.

“Gjithkush ka deshire qe me metodat e veta me sjelle rezultat ne zhvillim te tregut”, tha ai tue fole per bizniset ne vend.

Zotni Kelmendi tha se edhe pronaret e bizniseve kane deshire me kontribue ne zhvillim ekonomik te vendit.

“Per 30 dite nji Qeveri qe ka vullnet politik mundet me krijue kete gja”, tha per arkat fiskale Kelmendi.

“Qeveria duhet me krijue nji grup punues ne çdo ministri, per me ja mundesue çdo sektori zhvillimin e vet”, tha ai.

Tue fole per zhvillimin ekonomik, Kelmendi tha se n’asnji vend nuk shkon me metoden “tue pa e tue ba”, por duhet me pase nji strategji per zhvillim.

“Ndryshimet ekonomike shihen ne mengjes, na duhet me i ba ndryshimet tona”, theksoi nder te tjera Kelmendi per Rrokum Roll.