Kelmendi kallxon se kush mundet me çue vendin në zgjedhje!

ramiz kelmendi

Kabinetit të Qeverisë së Isa Mustafës prej sot pritet pritet me ju shtue edhe zyrtarisht nji zv/kryeministër i ri.

Bahet fjalë për Ramiz Kelmendin, të cilit LDK ja besoi këtë post.

Në nji prononcim për Indeksonline, biznismeni nga Peja thotë se asht i kënaqun me besimin që i asht dhanë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partisë së cilës ju bashkue para disa ditësh.

“Po, pres që sot me qenë në mbledhje të Qeverisë. Megjithëse ende nuk jam ambientue mjaftueshëm për shkak të hapësinave, mirëpo në mbledhje ka me  marrë pjesë mbasi edhe e kam obligim ligjor”, ka thanë Kelmendi.

Ndërsa për shkuemjen e vendit në zgjedhje, ai thotë se vendosin liderat e koalicionit, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa.

Mendojë që liderat e koalicionit janë përcaktues të kësaj qeverie. Na jemi vetëm mbështetës të qendrimeve të tyne dhe prioriteteve ekonomike. Na nuk jemi ndikues në atë se a ka me shkue vendi në zgjedhje, atë e bajnë liderat politik me marrëveshjet që i kanë”, ka theksue.