“Kemi me ardhë në Romë” – ISIS kërcënon Papën me videon e re propaganduese (video, kujdes pamjet)

Papa

ISIS ka lshue nji video të re propagande tue tregue luftarët e saj tue thy bustin e Jezusit, tue copëtue fotot e Papës në gjysë dhe tue premtue se kanë me ardhë në Romë.

Kjo video asht xhirue kryesisht në Filipine – ku grupi xhihadist po lufton me qeverinë për kontrollin e qytetit Marawi, transmeton Rrokum.TV

Video e fundit, ‘Në mbrendësi të Khalafatit’ përqëndrohet në konfliktin midis Krishtenimit dhe Islamit.

Personi në video, tue folë me nji theks amerikan, vlerëson ‘ushtarët e vërtetë të Muhamedit’, të cilët kanë luftue për me pushtue territorin në Azinë Lindore, ndërsa pjesëtarët e ISIS’it tregohen tue shkatërrue nji kishë.

Nji nga kriminelët – me emnin ‘Abu Jindal’ – kqyrë drejtpërdrejt në kamerë dhe thotë në gjuhën angleze: ‘Mbani mend këtë, ju kuffarê (nji term jashtëzakonisht fyes për jo-muslimanët)- na kemi me qenë në Romë, kemi me qenë në Romë, Inshallah (Dashtë Zoti) ‘./Daily Mail/Rrokum.TV