Kend duhet me hetue FBI simbas Ramush Haradinajt

ramboooo

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kërkon nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që të angazhojë FBI’n për të hetu demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.

Në nji intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), Haradinaj ka thanë se i asht adresu Presidentes Jahjaga, i bindun se në këtë proces ka pasë shkelje dhe se simbas tij, “duhet nji hetim emergjent nga hetues ndërkombëtarë”.

Tue fol rreth vlerësimit të Komisionit të Jashtëm, lideri i AAK’s ka thanë se “ata kanë arritë t’i gjejnë shkeljet për shkak se, njerëzit që e kanë në dorë dokumentacionin, kanë arritë t’i manipulojnë ata”.

Ai ka thanë se presidentja menjiherë duhet ta bajë kerkesën n’adresë të FBI’s, ndërkohë që ka rikonfirmu se mbetet i palëkundun në çashtje rreth vijës kufitare me Malin e Zi.

“Nuk qendron konstatimi i fundit. Ato janë fakte të pabaza të Murat Mehës. Pika kufitare asht ajo që ne pretendojmë dhe nuk zbrapsemi nga bindjet tona faktike. Këtë nuk po e them vetëm unë, por këtë e dinë të gjithë, si opozita, ashtu edhe pushtetarët. Nëse Presidentja Jahjaga nuk merr iniciativë, na do t’i thërrasim vetë grupet hetimore, për t’i vlerësu pikat kufitare”, ka thanë, ndër të tjera kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj.