Kend e ban fajtor Shala për vdekjen e Astrit Deharit!

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, u ka ba thirrje palëve me i ulë tensionet në mënyrë që t’ju lejohet organeve të hetuesisë me zbardh të vertetën e vdekjes së Astrit Deharit.

Ai ka thanë se në qoftë se nuk ndriçohet rasti nga kjo ekspertizë, atëherë duhet me  u ba nji ekspertizë tjetër.

Shala ka thanë për Epoka e re se shteti ka pergjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit meqë, simbas tij, asht ba nji lëshim i madh kur Astriti asht lanë i vetëm në dhomë, përderisa të tjerët kanë dalë në shetitje.

Simbas Shalës, asht dasht mos me u lejue nji gja e tillë apo të ketë nji mbikëqyrje në mënyrë që me u evitue çdo situatë e cila mundet me rrezikue jetën e tij.