Kend e fajëson Mustafa për sulmet ndaj LDK’s!

“Sulmet dhe damtimi i zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe djegia e disa veturave të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë tue u ba nga individë të subjekteve, të cilët deri më tash kanë organizue dhunë dhe protesta”.

Kështu i ka thanë REL, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili njiherësh asht edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mustafa tha se veprimet e tilla janë të padrejta dhe janë për keqardhje.