Kend e fajëson Vladimir Putin për Panama Papers!

putinipanama

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka ndërlidh sot ‘Panama Papers’ të Mossack Fonsecas me zgjedhjet legjislative që mbahen në Shtator dhe ka paralajmëru se do të ketë ma shumë sulme informative para zgjedhjeve.

“Sa ma shumë që po afrohen zgjedhjet, do të ketë ma shumë dezinformata si këto të Panama Papers”, tha Putin.

Partia e Kremlinit “Rusia e Bashkueme”, po tenton të evitojë përsëritjen e protestave kundër mashtrimit elektoral të vitit 2011, që ishin protestat ma të mëdha kundër qeverisë së vendit që nga viti 1991.

Putini rikujtoi se e përditshmja gjermane “Suddeutsche Zeitung”, e cila ka filtrue informatat nga Mossack Fonseca, asht në pronësi të korporatës financiare amerikane “Goldman Sachs”.

“Kush po ban provokime? E dimë që mbrapa këtyne qendrojnë anëtarët e organeve fiskale amerikane”, tha ai.