Kend e konsideron problem të madh Edi Rama!

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, ka thanë se marrëdhaniet në mes Serbisë dhe Shqipnisë janë të mira, mirëpo ka theksue se problemi ma i madh në mes Beogradit e Tiranës, asht statusi i Kosovës.

Në nji intervistë për “News Evening”, Rama ka thanë se Serbia e Kosova kanë arritë me krijue marrëdhanie ma të mira se sa që kishin, të cilat ka thanë ai, janë arritë në sajë të udhëheqjes së Aleksandar Vucic’it dhe n’anën tjetër Hashim Thaçit dhe Isa Mustafa, duhet vlerësue shumë që e aktivizuen dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.