Kend e quen ‘mollë sherri’ për zgjedhje Gëzim Kelmendi

Deputeti i pamvarun i Kuvendit të Kosovës, kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi n’emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka thanë se ai ka qenë i pari deputet që e ka ngrit çashtjen e Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

E simbas tij, AAK asht tue e shfrytëzue këtë temë për me fitue vota.

Madje simbas deputetit Kelmendi, Demarkacioni ka me qenë mollë sherri edhe për koalicionin qeverisës, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se PDK ka me perdorë këtë çashtje për me dërgue vendin në zgjedhje.

“Çashtja e Demarkacionit do të mund të jetë mollë sherri mes partnerëve të koalicionit, mes PDK’s dhe LDK’s. E kemi pa javëve të kalueme që disa deputetë, madje edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK’s, ka deklarue se kanë me shikue mirë demarkacionin. Asht mendim i imi personal se demarkacioni asht mollë sherri për me dërgue vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thotë deputeti Kelmendi.