Kend e quen Opozita si deshtim të Qeverisë!

qeveria

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dje kishte paralajmëru që gjatë ditës së sotme ka me dalë me nji qendrim lidhun me vizitat e shpeshta të zyrtarëve serb në Kosovë kohëve të fundit, raporton Indeksonline.

Këto vizita që po realizohen në kohë fushate për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë që do të mbahen më 27 Prill edhe në Kosovë, nuk u pritën mirë nga zyrtarët kosovarë.

E lidhun me këtë, opozita mendon se qeveria që nga fillimi ka qenë e destinueme me deshtue në betejat me Serbinë.

Anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thanë se as nuk pritet që ndonjiherë qeveria ta përfaqësojë vendin denjësisht kur bahet fjalë në raport me Serbinë.

“Kjo qeveri që nga formimi i saj ka qenë e destinueme për të dështue në të gjitha betejat me Serbinë.

Prandaj nuk pritet që ndonjiherë për ndonji çashtje në raport me Serbinë ta përfaqësojnë vendin me dinjitet”, ka thanë Sherifi.

Ai ka përsërit kërkesat e opozitës, për të cilat edhe asht protestu disa herë në kryeqytet.

“Veprimi i vetëm i duhun i kësaj qeverie ka mbet dorëheqja e saj dhe shkuemja në zgjedhje të parakohshme”, ka thanë tutje Sherifi.