Kend po e akuzon Zemaj se i hartoi listat për vrasjen e eksponentëve të LDK’s!

Nevoja e zbardhjes së vrasjeve, të cilësueme si vrasje politike në periudhën e mbasluftës, vazhdon të jetë nji temë shumë aktuale e ngritun nga politika sidomos këto ditët e fundit.

Aq më tepër, kësaj çashtjeje i ka kontribur për me ba temë debati vetë presidenti i vendit me kërkesën e tij drejtue Prokurorisë së Shtetit.`

Subjekti ma i atakuem nga vrasjet e tilla gjithsesi asht LDK dhe zanat ma të theksuem, që kanë kërkue vazhdimisht zbardhjen e vrasjeve të kësaj natyre kanë ardh nga ky subjekt politik.

Nji nga përfaqësuesit ma aktivë të LDK’s, kërkues të zbardhjes së këtyne vrasjeve asht deputeti Armend Zemaj, i cili thotë se vrasjet e tilla politike janë ba me skenar të përgaditu paraprakisht, se ka qenë subjekti politik LPK, që i ka ba listat se kush duhet ekzekutue, kurse ekzekutorët më pastaj kanë veprue simbas detyrës së ngarkueme nga shefat e tyne, shkruen gazeta Kosova Sot.

Zemaj thotë se personalisht ka pas qasje në dosjet e përgadituna nga prokuroria për disa nga këto raste, e ma saktësisht për rastin e vrasjes së Tahir Zemajt.

Ai ka pohue se pamvarësisht që ka besim në Prokurorinë e vendit se do t’i qaset me ma seriozitet zbardhjes së vrasjeve të mbasluftës, derisa nuk do të ketë rezultate konkrete askush nuk mund të jetë i kënaqun me atë që asht ba apo që pritet me u ba në vijim.

Analisti Nexhmedin Spahiu ka thanë se vrasja e Ahmet Krasniqit asht krimi ma i madh dhe ma i lehti për me u zbardh.