Kend po e ban fajtor Maric për mosthemelimin e Asociacionit?

Ljubomir Maric, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës ja ka hedhë fajin Bashkimit Europian lidhun me mosthemelimin e Asociacionit të komunave serbe. Maric asht shprehë se Serbia pret nga BE’ja që m’i ba thirrje Prishtinës që me zhbllokue dhe miratue dekretin për themelimin e Asociacionit.

“Pra, çka asht e humbun asht se na ishim në pritje që në fund të Gushtit të vitit ë kaluem Qeveria e Kosovës me miratue dekretin për themelimin e komunave serbe, me përgjegjësi të përcaktueme nga marrëveshjet e nënshkrueme nga donatorët. Prandaj, na presim që BE’ja ma në fund me ba presion mbi udhëheqësit politikë në Prishtinë që me zhbllokue këtë proces”, ka thanë ai.

Maric në nji prononcim për Tanjug ka thanë se përgjegjësia për formimin komunave me shumicë serbe qëndron te bashkësia ndërkombëtare si përgjegjësit ma të mëdhaj në ndërmjetësimin dhe granatimin e negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.