Kend po e fajëson Clinton për humbjen e saj?

Clinton fajëson drejtorin e FBI, James Comey për humbjen e saj në zgjedhjet presidenciale, në nji konferencë ku thirri financuesit ma të mëdhaj të fushatës së saj elektorale të Shtunën.

Clinton ishte projektue prej gati çdo sondazhi kombëtar si ma favorizueme në garën me Trump, por në vend të kësaj, ishte republikani Trump ai që fitoi zgjedhjet tue shokue tanë kombin amerikan dhe tue nxitë protesta në tanë vendin.

Clinton ruejti qetësinë në media mbs humbjes së saj, tue e mbajtë nji fjalim të Mërkurën në mëngjes.

Clinton u tha mbështetësve të saj të Shtunën se sondazhet shënuen nji pikë kthese kur drejtori i FBI, Comey, bani publik vendimin për rishqyrtimin e emaileve të saj.

Clinton humbi në Wisconsin, hera e parë që nga viti 1984 që shteti favorizoi kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale.

Clinton u tha donatorëve se, Trump u kap mbas njoftimeve që bani drejtori i FBI, Comey, dhe i përdori ato për me sulmue, simbas dy pjesëmarrësve në takim.

Letra e dytë nga FBI e shfajsonte Clinton nga keqpërdorimi i emaileve private, por demokratja tha se ajo përforcoi te mbështetësit e Trump bindjen që sistemi ishte manipulue në favor të saj dhe i motivoi ata për m’u mobilizue ditën e zgjedhjeve./New York Times