A e dini kend po e pret Bujar Bukoshi me u ba ‘Ambasador At Large’!

Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, asht ende në pritje të disa procedurave në Kuvend që duhet të bahet leximi i dytë i vendimit në mënyrë që ai të bahet “Ambasador At Large” në njanën nga shtetet mike të Kosovës.

I kontaktuem nga Indeksonline Bukoshi ka theksue se duhet prit edhe pak kohë deri në vënie në krye të kësaj detyre.

“Duhet me prit edhe pak, ndoshta deri në vjeshtë të shikohet ma saktë rreth kësaj çashtje”, ka thanë Bukoshi.

Simbas tij duhet të bahet leximi i dytë në Kuvend të Kosovës.

Kurse i pyetun se nëse dihet diçka përfundimtar rreth vënies së tij në detyrë të Ambasadorit, Bukoshi asht shpreh shumë i bindur se ai vendim asht i dhanë dhe asht përfundimtar.

“Ai vendim asht dhanë dhe asht përfundimtar vetëm pritet me u lexue në Kuvend”, ka thanë Bukoshi.

Ndërsa ma saktësisht simbas tij në pozitën e ambasadorit kemi me pa në muejt Shtator-Tetor.